Begaj takim me një grup të moshuarish në Librazhd: Më shumë vëmendje ndaj moshës së tretë

11 months ago 44
Reklamë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj është takuar sot me një grup të moshuarish në fshatin Togëz, në Librazhd.
Në këtë takim, Presidenti Begaj u shpreh se duhet më shumë vëmendje ndaj moshës së tretë.

“Gjej rastin të shpreh domosdoshmërinë e një vëmendjeje të shtuar ndaj të moshuarve, jo vetëm nga institucionet, por nga çdokush që mund t’i qëndrojë pranë atyre, që mund të komunikojë me ta, t’i dëgjojë, apo t’u japë një dorë ku të mbështeten”, deklaroi Begaj.

Presidenti Begaj apeloi për më shumë dashuri e vëmendje ndaj tyre “Pasi i kanë shërbyer me përkushtim familjes, shoqërisë, vendit, të moshuarit meritojnë të marrin në këmbim mirënjohjen, respektin, dhe mbi të gjitha, çdo shërbim të nevojshëm për të pasur një jetesë sa më cilësore”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article