Beleri sulmon Shqipërinë/ Petraj: Gabim fatal, nivel i dobët. Nura: Foli si politikan grek

13 hours ago 34
Reklamë

Avokati Edmond Petraj thotë se Fredi Beleri bëri gabim fatal që sulmoi Shqipërinë, teksa foli në Parlamentin Evropian si eurodeputet.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se Beleri tregoi nivel të dobët.

Ndërsa gazetari Artur Nura deklaroi se Beleri foli si politikan grek dhe justifikoi pozicionin e tij.

Edmond Petraj: Një person i cili pretendon se ai, procesi ndaj tij ka qenë i paligjshëm. Më duket gabim fatal i këtij zotërisë. Pra, kjo më duket shumë bajate, nuk duhet ta bënte. Më shumë rëndoi veten. Nuk dua të marr përsipër këtë komunikim, më duket një nivel kaq i dobët i një personi. Nuk e ka përfunduar ende procesin me drejtësinë. Mendoj se mund të ketë akoma probleme. Kanë dalë fakte dhe dokumente ku del i implikuar me qarqe anti-shqiptare. Mendoj se do të kemi proces të nisur rishtas për të. Nuk më pëlqen ky lloj komunikimi. Mund të ndjekë rrugën e gjyqësorit.

Artur Nura: Besoj që Fredi Beleri ka një shans për të ardhmen e tij politike. Fakti që kryeministri i dha dimension publik një politikani modest. Beleri ka shansin e tij të zgjedhë, ose kali i Trojës, ose urë lidhëse midis dy vendeve. Fredi Beleri foli në një institucion të rëndësishëm politik dhe foli si politikan grek. Ka justifikuar pozicionin e tij.

Read Entire Article