Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham u stërvit vetëm sot (e enjte), por ka thënë për media se do të jetë i gatshëm për El Clasicon e së shtunës ndaj Barcelonës.
Bellingham doli me një tendosje muskulore në minutat e fundit kundër Bragës të martën në mbrëmje.
Megjithatë, shenjat janë pozitive dhe mesfushori anglez do të kthehet për ndeshjen e së shtunës.
Të enjten ai u stërvit vetëm me fizioterapeutët e Real Madridit, por pritet të kthehet në grup të premten për t’u përgatitur për Barcelonën.
Në një video të bërë për RTVE, Bellingham konfirmoi se do të ishte i pranishëm për ndeshjen El Clasico.
Pa dyshim që do të jetë një lehtësim për madrilenët që ta dëgjojnë atë nga vetë Bellingham, pavarësisht raportimeve.
😅🇪🇸 Bellingham's Spanish is getting better & better…
"I'll be in the El Clasico!" ⚔️ pic.twitter.com/WCE6Jo9WYO
— EuroFoot (@eurofootcom) October 26, 2023
Aktualisht, 20-vjeçari është drejtpërdrejt përgjegjës për 58 për qind të golave të Real Madridit dhe humbja e tij do të ishte një goditje dërrmuese.
Siç qëndrojnë gjërat, Los Blancos do t’i pëlqejnë shanset e tyre për t’u bërë skuadra e parë që do të largohen me pikë nga Montjuic këtë sezon. /Telegrafi/