
Xhud Bellingam realizoi një gol të mrekullueshëm barazimi dhe në shtesë i dha fitoren Real Madridit, kundër Barcelonës në “El Clasico”.
Katalanasit kaluan në avantazh në “Estadio Olimpiko Luis Companis” pas 6 minutash me autor Ilkai Gyndogan.
Në një ndeshje të luftuar, talenti anglez e gjeti golin në minutën e 68’ me një gjuajtje të bukur nga rreth 30 metra.
Mesfushori 20-vjeçar realizoi në minutën e 2’ shtesë, duke vazhduar me paraqitjen përrallore te “Los Blankos”.
Bellingham ka realizuar 13 gola në 16 takime për Realin dhe përfaqësuesen angleze në këtë sezon.
“Galaktikët” rikthehen në krye të La Liga-s në kuotën e 28 pikëve bashkë me Gironën, ndërsa Barcelona ngelet në vend të tretë, 4 pikë larg.
Për blaugranat kjo ishte humbja e parë e sezonit në La Liga.
Klan News
Të ngjashme