Ben Affleck fotografohet sërish me Jennifer Garner

11 months ago 51
23:10 14/11/2023

Fansat aludojnë për një krizë mes tij dhe Jennifer Lopez

Ben Affleck është fotografuar sërish nga paparacët më i lumtur se kurrë në praninë e ish-bashkëshortes së tij Jennifer Garner.

Ish-çifti ndoqi ndeshjen e basketbollit të djalit të tyre ku dukeshin mjaft të buzëqeshur me njëri-tjetrin.

Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e aktorit të cilët e kanë theksuar këtë fakt në rrjetet sociale.

Kaq ka mjaftuar dhe shumë prej fansave të dy artistëve kanë aluduar për një krizë në çift mes Jennifer Lopez dhe aktorit të njohur.

Në daljet e fundit publike këngëtarja dhe aktori shpesh janë fotografuar në momente të tensionuara por diçka e tillë me Jennifer Garner ndodh rrallë sipas fansave.

Një tjetër paraqitje e tyre e përbashkët që u diskutua shumë në mediat ndërkombëtare ishte ajo e Shtatorit të kaluar.

Aktori u mbështetet në shpatullën e ish-bashkëshortes së tij pak para se ajo të  zbriste nga makina dhe e përshëndetën njëri-tjetrin me një përqafim të ngrohtë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article