Berat/ Kapi fijet në kabinën elektrike të fshatit, humb jetën 46-vjeçarja

2 weeks ago 40

Rreth orës 08:00 të mëngjesit, një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Osmëzezë, ku një grua e identifikuar si Xh. A., 46 vjeçe, ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja, e cila ishte e diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, dyshohet se ka kapur fijet e kabinës elektrike të fshatit.

Për pasojë, ajo ka marrë goditjen fatale nga rryma elektrike dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtij incidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article