Berisha transferohet tek Empoli

1 year ago 29
23:36 28/08/2023

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit do të firmosë me klubin toskan kontratë 1-vjeçare

Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Empolit.

Pas dëmtimit të Elia Kapriles, që do ta lërë jashtë fushe për disa muaj, klubi nga Toskana ka vendosur që të rikthehet në merkato dhe të marrë portierin shqiptar.

Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit kishte edhe një vit kontratë me Torinon, por nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Ivan Juriç.

Në bazë të akordit, Berisha do të firmosë deri në Qershor të 2024, me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër vit.

Tek Empoli luajnë edhe mbrojtësi kuqezi Ardjan Ismajli si edhe sulmuesi i ekipit Shpresa Stiven Shpendi.

Lojtari kuqezi ka luajtur më parë te skuadrat e Atalantës, SPAL dhe Torinos.

Ai do të ndryshojë ekip dy javë pas nisjes së Serie A dhe në prag të dy ndeshjeve të kombëtares të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

34-vjecari ka luajtur me përfaqësuesen kuqezi 77 ndeshje dhe është një nga kapitenët e ekipit.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article