Beteja e Bella Hadid me sëmundjen

1 year ago 41
Reklamë
15:28 07/08/2023

Modelja ka ndarë për ndjekësit në Instagram vështirësitë me të cilat po përballet

Modelaja e famshme Bella Hadid ka ndarë për 59.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram betejën e saj të vazhdueshme me sëmundjen Lyme.

Modelja 26-vjeçare postoi një sërë fotografish që e tregojnë atë në momentet më të këqija të luftës së saj me sëmundjen kronike me të cilën është diagnostikuar ndër vite. Fotot tregonin problemet shëndetësore me të cilat përballet 26-vjeçarja si lodhje dhe dobsim.

Megjithëse Bella ka bërë një pauzë të gjatë nga bota e modelingut dhe ka reduktuar postimet e saj në rrjetet sociale që kur u nda në heshtje nga i dashuri i saj Marc Kalman në fillim të këtij viti. Për ndjekësit ajo ndau edhe një mesazh.

“Do të kthehem kur të jem gati”, shkroi ajo në një postim të gjatë. 

Modelja falenderon edhe mamanë e saj e cila i ka qëndruar pranë gjatë këtyre viteve të mundimshme , mes spitaleve dhe analizave të shumta. Në një dokumentar në vitin 2014 modelja tregoi sëmundjen dhe efektet që ajo jepte si lodhja, problemet e përqëndrimit, problemet e kujtesës, vështirësia për të fjetur, si dhe depresioni.

Konkretisht, sëmundja “Lyme” është një sëmundje e shkaktuar nga bakteri “Borrelia burgdorferi” që transmetohet nga pickimi i rriqrave. Ky lloj i rriqrës jeton në zona të gjelbra dhe më shumë se 14% e popullësisë së gjithë botës është e diagnostikuar me këtë sëmundje.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article