Beyonce ‘braktis’ skenën në mes të koncertit

1 year ago 30
Reklamë
22:35 26/08/2023

Nuk punonin bokset dhe mikrofoni

Ky koncert i Beyonce-s në Feniks të Arizonës nuk ishte aspak për t’u mbajtur mend për dhjetëra mijëra fansat e saj që ishin mbledhur ‘State Farm Stadium’.

Përveçse nisi një orë me vonesë, pa iu dhënë atyre asnjë arsye, gjatë performancës së yllit të muzikës Pop pati edhe probleme të vazhdueshme me sistemin e fuqizimit të zërit që bllokohej shpesh duke ndërprerë plotësisht muzikën dhe zërin e saj, duke shkaktuar edhe reagime nga tribuna.

Në një moment,  Beyonce u largua nga skena në mes të përformancës, siç është shprehja “si me lezet”.

Pas më shumë se 10 minutash, ajo u rikthye në skenë me një tjetër veshje, ngjyrë gri të shkëlqyeshme por me krahë insektesh.

Koncerti në Arizona është pjesë e turit në Amerikën e Veriut dhe Europë “Renaissance“ të titulluar sipas albumit të saj më të ri, të nisur në Shkurt dhe që përfundon në tetor.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article