Biden përdor sarkazëm pasi Trump u mburr për fitimin e trofeut në klubin e tij të golfit

5 months ago 4
Reklamë

Joe Biden ka bërë një që po vlerësohet si “tallje” në llogari të Donald Trumpit pasi ky i fundit bëri një postim me një mburrje për aftësinë e tij rreth lojës së golfit, përkatësisht për fitimin e trofeut në klubin e tij të golfit.

“Urime, Donald”, i tha presidenti rivalit të tij republikan. “Goxha një arritje”.

Congratulations, Donald. Quite the accomplishment. pic.twitter.com/nyDivqPwoI

— Joe Biden (@JoeBiden) March 25, 2024

Dhe kjo tallje po vlerësohet si pjesë e asaj që duket të jetë një strategji më e gjerë nga fushata e Bidenit për tallje të Trump për problemet e tij ligjore dhe financiare, përcjell Telegrafi.

pic.twitter.com/o0Zw3m2XhH

— MeidasTouch (@MeidasTouch) March 25, 2024

Trump bëri mburrjen e tij tipike për një fitore të supozuar të madhe në golf.

“Është nderi im i madh”, shkroi ish-presidenti, “të jem në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach sonte…!”. /Telegrafi/

Read Entire Article