Biden, presion Izraelit të ndryshojë kurs: Ai sulmon më ashpër Gazën

10 months ago 20

SHBA-ja ka një objektiv të ri diplomatik në Luftën e Gazës, thotë BBC: Të bindë Izraelin që të zvogëlojë operacionet e tij ushtarake në javët e ardhshme.

Ky konsiderohet një test vendimtar i administratës Biden dhe nëse do të ketë sukses, ai mund të ndihmojë në përcaktimin e fazës së ardhshme të luftës, por edhe të kapitalit politik të presidentit amerikan brenda kufijve të vendit të vet.

Në publik, përpjekja amerikane për të formësuar dhe frenuar luftën e Izraelit trajtohet si këshillë, jo si presionit. Zyrtarë të lartë, duke nisur nga Joe Biden vetë apo Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe ai i Mbrojtjes Lloyd Austin, e kanë mbështetur vazhdimisht atë që e paraqesin si të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur dhe kanë deklaruar se një operacion ushtarak që ndalon largimin e Hamasit nga pushteti vetëm sa do të garante më shumë kundërsulmet e grupit militant.

Teksa konflikti vazhdon megjithatë, ata nga ana tjetër i kanë mëshuar gjithmonë e më shumë nevojës për të mbrojtur civilët, duke paralajmëruar se e kundërta, do ta çonte Izraelin me një “disfatë strategjike”. Shteti hebre në fakt, i ka vazhduar bombardimet e ashpra në Gaza, e madje e ka intensifikuar fushatën e tij ajrore në territorin gjysmë të shkatërruar, ku vetëm mbrëmjen e djeshme u vranë gati 20 vetë. E gjitha kjo, në kohën kur në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën që bën thirrje për më shumë ndihmë humanitare për Gazën.

Varianti i aprovuar prej tij ishte mjaft më i zbutur, e për këtë arsye, mori OK-in e SHBA. Rezoluta bën thirrje për përshpejtimin e menjëhershëm të ndihmave për civilët e uritur dhe të dëshpëruar në Gaza, por ajo nuk përmban apelin e variantit fillestar për një “pezullim urgjent të luftimeve” midis Izraelit dhe Hamasit.

Top Channel

Read Entire Article