Bie në kontakt me rrymën elektrike në shtëpi/ Humb jetën e moshuara në Durrës

1 year ago 73
Reklamë

Një e moshur rreth 70-vjeçe ka humbur jetën në Durrës.

Sipas policisë, të moshuarën me iniciale D.G e ka zënë korenti.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në Shkallnur, Durrës, shtetasja D. G., 70 vjeçe, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën.   

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Entire Article