Binjakët amerikane ndërruan vendet në punë – kapen për një gabim naiv, shikoni si ka reaguar shefi

3 months ago 10
Reklamë

Ari Chance e gjen veten në telashe pas një rrëmuje që bëri në punë.

Ajo, meqë ra fjala, është mjaft aktive në rrjetet sociale ku zbulon detaje nga jeta e saj private, të cilat i ndan me motrën e saj binjake Noe.

Amerikanja kishte vendosur të marrë një ditë pushimi – pa miratim – gjersa kishte dërguar në punë motrën binjake.

Ndoshta gjithçka do të kishte shkuar pa problem nëse Noe nuk do të kishte bërë një gabim naiv. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale detajet e “mashtrimit”, të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re nga shefi.

Si përgjigje, asaj i shkoi një email që e la ‘papunë’, raporton nypost.

“Më lejoni të jem i qartë. Vendimi juaj për të punësuar motrën tuaj binjake si zëvendësuese, pasi kërkesa për leje iu refuzua, është krejtësisht i papranueshëm. Është një shuplakë për kolegët tuaj që i binden rregullave dhe kompaninë që ju punësoi”, ka shkruar menaxheri.

“Këto veprime jo vetëm që reflektojnë keq tek ju, por dëmtojnë edhe reputacionin e kompanisë. Ky nivel mospërfilljeje ndaj protokollit dhe mirësjelljes është tronditës dhe nuk do të tolerohet”, shkruan më tutje.

Shefi i kërkoi Arit të kërkonte falje, të ofronte një arsyetim dhe të shpjegonte se si do ta korrigjonte gabimin.

Ai vuri në dukje se çdo rast i mëpasshëm i sjelljes së pahijshme do të çojë në pasoja të rënda, “përfshirë masat disiplinore”.

“Pres që të më kontaktoni në mënyrë që të zgjidhim këtë shkelje të madhe të besimit dhe profesionalizmit”, përfundoi menaxheri.

Përdoruesit reaguan ndryshe ndaj historisë. Disa besonin se shefi “reagoi emocionalisht”, dhe ka edhe nga ata që dyshojnë se emaili është autentik. /Telegrafi/

@chance_twins WE MESSED UP 🥲🥲🥲🥲 @Chance Twins #fyp #twins #boss #work #greenscreen ♬ I Can Do It With a Broken Heart – Taylor Swift
Read Entire Article