Biznesmeni i njohur Julian Morina thirret në Prokurorinë e Posaçme

11 months ago 34
Reklamë

Biznesmeni i njohur thirret në Julian (Lul) Morina thirret nga SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se biznesmeni Morina ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme para pak minutash, por nuk dihet ende se për çfarë do të dëshmojë ai.

Përveç kompanisë “DRYMADES DREAM”, Morina është pronar i disa kompanive të tjera NDËRTIMI si ‘Rinia 04’, kompania e ndërtimit Xheluks Construksion si dhe pronar i kompanisë, themeluar në vitin 2022, më objekt zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike.

Përmes kompanisë ‘Rinia 04’, Morina ka qenë pronar i kompanisë VILDRI, e cila ka fituar kontrata për ndërtim hidrocentralesh, ku më pas ia kaluar aksionet kompanisë Alpet Energy.

Julian (Lul) Morina njihet edhe si ish-donator i Klubit të Futbollit Tirana.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article