Trupi i koleksionistit Tim Klingender, ishte gjetur në rrënojat e barkës së përmbysur të peshkimit ndërsa ai i biznesmenit të teknologjisë që ishte me të, 51-vjeçari Andrew Findlay, nuk është gjetur por supozohet i vdekur.
Policia tha se po vijon kërkimet për burrin e zhdukur në aksidentin misterioz në jahtin e peshkimit të marrë me qera në Gjirin e Sydney, por thonë se nuk besojnë se mund të ketë mbijetuar.
Tragjedia kishte ndodhur në shkëmbinjtë e The Gap pranë hyrjes në Gjirin e Sydney.
Kreu i policisë Joe McNulty e përshkruante përplasjen “një aksident tragjik që mund të ishte evituar” teksa thoshte se besonte se asnjë nga burrat qe kishin eksperience te gjate detare, nuk mbante veshur jelek shpëtimi.
“Ata nuk mbanin jelekë shpëtimit, ndoshta kjo do t’u kishte shpëtuar jetën”, tha ai teksa shtonte se kushtet e detit ishin të ashpra dhe temperaturat e ujit të ulëta.
Dy burrat ishin gjuetarë të vjeter me grep dhe ishin nisur me barkën mëngjesin e të enjtes, duke lundruar pranë bazës së shkëmbinjve.
“Ata po peshkonin me kallama e grepa dhe duket se janë goditur nga një valë e fortë që i ka hedhur të dy në oqean”, shtoi oficeri edhe pse ishte e çuditshme që burrat me eksperiencë të ishin përfshirë nga valët.
Findlay ishte sipërmarrës i një kompanie teknologjie dhe kishte tre fëmijë të vegjël.
Klingender ishte një ekspert i respektuar i artit të kombeve aborigjene australiane dhe konsulent i ankandeve Sotheby’s, që në Australi quhen Smith & Singer prej vitit 2019.
I ndjeri konsiderohet kryesor në sjelljen e artit aborigjen në vëmendjen botërore dhe tregun global.
Top Channel