Biznismeni amerikan mburret se ka fituar 100 vakte falas nga McDonald’s duke përdorur ChatGPT-në

7 months ago 10
Reklamë

Chatbot-et e fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale (Al) kanë ndikim të rëndësishëm në botën e teknologjisë, pasi shërbejnë për qëllime të ndryshme si shkrime, shkëmbim informacioni, zgjidhje detyrash, e madje edhe asistim në detyra programimi.

Megjithatë, shumë njerëz edhe e kanë keqpërdorur atë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kohët e fundit, një i ashtuquajtur biznismen milioner në SHBA, po pretendon se ka përdorur ChatGPT-në për të fituar 100 vakte falas nga McDonald’s.

Gage po mburret se ka vjedhur fatura nga tavolinat dhe ka përdorur kodet e tyre unike për të pranuar porosi nga McDonald’s.

Ai pohoi se ka nëntë muaj që e përdor këtë truk, dhe deri më tani ka marrë 100 kupona nga restoranti, duke shtuar se “Ushqimi është më i shijshëm kur është falas”.

Megjithatë, përdoruesit e internetit nuk u panë të impresionuar por të shqetësuar nga ky lajm. /Telegrafi/

Read Entire Article