Blake Lively zbulon sekretin e martesës së saj të suksesshme me Ryan Reynolds: Kemi një rregull

7 months ago 22

Blake Lively ka zbuluar rregullin e vetëm që ajo dhe bashkëshorti i saj, Ryan Reynolds, ndjekin gjithmonë për të mbajtur gjallë shkëndijën në martesën e tyre.

Aktorja 36-vjeçare dhe aktori 47-vjeçar, të cilët janë të martuar prej 12 vitesh, e kanë bërë të qartë se nuk do ta lënë Hollywood-in të ndikojë në jetën e tyre të dashurisë.

Pavarësisht angazhimeve të tyre, çifti tha se nuk punojnë kurrë në të njëjtën kohë dhe kjo e bën martesën e tyre më të fortë.

Ndërsa ishte e ftuar në “Further Ado”, ylli i “Gossip Girl” shpjegoi se ndërsa puna është e rëndësishme për të dhe bashkëshortin e saj, ata kurrë nuk duan që ajo të vijë mes tyre.

“Kur unë dhe Ryan filluam të takoheshim, e bëmë rregull që të mos punonim në të njëjtën kohë, në mënyrë që të mund t’i jepnim gjithmonë përparësi jetës sonë personale”, tha ajo.

Aktorja shpjegoi se ndonjëherë ishte e vështirë për të dhe Ryan që t’i përmbaheshin rregullave të tyre, por se ata e konsiderojnë atë shumë të rëndësishëm.

Blake dhe Ryan kanë një nga martesat më harmonike të Hollywoodit.

Së bashku kanë katër fëmijë, tre prej të cilëve janë vajza – James (9), Inez (7) dhe Betty (4).

Emri dhe gjinia e fëmijës së katërt nuk janë bërë ende të ditur. /Telegrafi/

Read Entire Article