Bledi Mane: Homoseksual ka edhe në Qeverinë Kurti dhe në Qeverinë Rama

11 months ago 29

Ka nisur ‘Prime’ i dytë i Big Brother VIP Kosova.

Në ditët e para banorët e shtëpisë janë përfshirë në dinamika të shumta, e që sonte po komentohen nga opinionistët.

Në fjalën e parë të tij në spektaklin e sotëm, opinionisti Bledi Mane ka dhënë një mesazh për të gjithë banorët duke i thënë se duhet të jenë më të pranueshëm ndaj njëri-tjetrit dhe përzgjedhjeve që njerëzit bëjnë në jetë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova 2

Gazetari tutje dha mbështetjen e tij edhe për banoren Edona James duke e inkurajuar për rrugëtimin e saj.

“Ne duhet të jemi më pak racistë, më pak homofobë, më shumë miqësor sepse ndaj nesh janë hedhur shigjeta me helm paragjykimesh, ndaj ky planet është i bukur sepse ka katër stinë, ka njerëz të shkurtër e të gjatë, të bukur e të shëmtuar, ka meshkuj që duan femrën, ka femra që duan femrën, ka femra që duan meshkujt, diversitet e bëjnë më interesante”, tha Mane.

Bledi tutje u shpreh se homoseksual dhe transgjinor ka edhe në Qeverinë Kurti dhe në Qeverinë Rama, dhe ka kudo në shoqëri prandaj duhet të jemi më të pranueshëm ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Read Entire Article