Bledi Mane: Në fund të ditës Meti ishte një zhgënjim i madh

11 months ago 46

Pas një zhvillimi të papritur brenda shtëpisë, Meti Alshiqi u largua përfundimisht si pasojë e sjelljes së tij të papranueshme dhe përdorimit të gjuhës kërcënuese kundër lojtarit tjetër, Blerando.

Incidenti që ndodhi ishte kaq serioz saqë u konsiderua si vendimtar për fatin e Metit në lojë.
Për më tepër, audienca u befasua kur pamjet e rënda u transmetuan përmes një videoje të veçantë në fillim të spektaklit të sotëm.

Në këto pamje, që nuk kishin qarkulluar më parë në media, ishin kapur momentet kur Meti jo vetëm që shfaqi agresivitet verbal, por edhe u përfshi në një përleshje fizike, duke goditur Blerandon.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa ngjarjet u zhvilluan, opinionisti Bledi Mane pranoi se Meti kishte pasur të gjitha cilësitë për të qenë një konkurrent i fortë në lojë: gazetar, anëtar familjar, dhe me një karakter të ndërtuar. Megjithatë, të gjithë këto pritshmëri u shuan kur zbuloi se Meti nuk ishte në gjendje të kontrollojë sjelljen e vet.

“Lojtar i fortë, gazetar, familjar, por në fund të ditës Meti ishte një zhgënjim i madh,” u shpreh Bledi Mane.

Mane vuri në pah se, pavarësisht tensioneve që mund të lindin në një spektakël siç është kjo lojë, pritet një standard më i lartë nga ata që kanë përvojë në botën e televizionit.

“Metit nuk i falej. Një njeri ekrani, një njeri që e njeh Reality Show për herë të dytë, një njeri që po rritej për ditë në lojë, nuk i takon që të zihet me një mashkull tjetër për tualetin, se në fund të ditës janë dy meshkuj që zihen se kush do pastrojë tualetin,” vazhdoi Mane.

Read Entire Article