Blerando e paralajmëron Mirdonin: Mos e shiko Lindën se del keq në spektakël

10 months ago 32

Blerando është njëri nga banorët e Big Brother VIP Kosova 2 që pëlqehet mjaft shumë për lojën e tij.

Ai tashmë ka bërë më shumë se një muaj brenda dhe ka studiuar secilin nga konkurrentët.

I njëjti së fundmi i ka dhënë një këshillë banorit të ri të këtij formati, Mirdon Pacollit.

Foto: Screenshot/YouTube

Derisa po qëndronin në dhomën e ndenjes së bashku, aty pranë në kuzhinë kaloi këngëtarja Linda Halimi.

Blerando i tha që të mos e shikojë pasi do të dalë keq në spektakël, ku edhe filluan pastaj të qeshnin.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk guxon me e këqyr Lindën se del keq në “Prime”, është shprehur ai.

Duket se kjo deklaratë e Blerandos vjen pas akuzave që Linda shpesh ka bërë për djemtë e shtëpisë. /Telegrafi/

Read Entire Article