Blerando pretendon se Meti e inskenoi situatën e sëmundjes gjatë ‘Prime’

11 months ago 29

Blerando pretendon se Meti e inskenoi situatën e sëmundjes gjatë ‘Prime’

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 2, Meti dhe Blerando gjatë ditës së sotme kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.

Blerando fillimisht iu drejtua Metit me fjalët si ‘nuk ke fytyrë’ dhe ‘nuk ke karakter’.

Më pas tiktokeri teksa po bënte ushtrime fizike, pretendoi se Meti ka inskenuar problemet me shëndetin gjatë kohësh sa po zhvillohej ‘Prime’ i së hënës që lamë pas.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Dini, ambulanca”, tha Blerando me përqeshje ndaj Metit.

Ndërkohë, Meti iu kthye duke i thënë se kjo që ajo po bënë është gjëja më e ulët që mund të bënte.

Kujtojmë që Meti nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore gjatë spektaklit të së hënës ku edhe iu nënshtrua një kontrolle nga ekipi mjekësor që qëndron 24 orë pranë shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/

“Nuk ke karakter, nuk ke fytyrë” – përplasje mes Metit dhe Blerandos

Read Entire Article