Blerando vallëzon hipur sipër banakut të kuzhinës në BBVK, një nga ndjekësit e tij i bën një pyetje interesante

11 months ago 11

Një prej banorëve të shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova 2 që po merr vëmendje të madhe është edhe Blerando Lajci.

Këngëtari i cili është mjaft viral në rrjetet sociale, sidomos në platformë TikTok po tregohet aktiv dhe energjik edhe në BBVK.

Blerando së fundmi ka publikuar një video në TikTok të shkëputur nga BBVK teksa shihet duke treguar aftësitë e tij në vallëzim hipur sipër banakut të kuzhinës, ndërsa atmosferën me muzikë dhe këndim e improvizojnë banorët e tjerë.

@blerando 🕺🏻🇦🇱 #bbvk2 #blerando #blerandogang #blerandofam #🇦🇱🇦🇱 #bigbrothervipkosova ♬ original sound – Blerando

Kjo video e tij ka grumbulluar afro 100 mijë klikime e komente të shumta, por në sy bie një prej komentuesve i cili pyet se si është e mundur që përkundër lëvizjeve të Blerandos, kuzhina vazhdon të jetë e qëndrueshme.

“Krejt ok, veç kuzhina qenka fortë e punuar, as nuk po i lëvizë. Bash po më intereson kush e ka ndërtuar”, shkruan komentuesi.

Foto: Blerando/TikTok

E për këtë, Telegrafi ka një përgjigje, kuzhina e shtëpisë së famshme të BBVK është e punuar nga lideri i prodhimeve të mobilieve, Ciao Berto.

Krahas kuzhinës, Ciao Berto është përkujdesur në detaje edhe për hapësirat e tjera të shtëpisë, duke krijuar dizajne unike, moderne dhe shumëngjyrëshe për të krijuar në ambient sa më të ngrohtë për banorët gjatë rrugëtimit të tyre. /Telegrafi/

Read Entire Article