Blero e këshillon Edonën: Rri drejt para Zotit dhe shqiptarëve, në rregull je

11 months ago 30

Blero Muharremi ka qenë një nga banorët më të diskutuar gjatë kësaj kohe në Big Brother VIP Kosova 2.

Kjo për shkak të disa deklaratave që bëri Linda Halimi, të cilat u komentuan nga konkurrentët e tjerë e po ashtu edhe në rrjete sociale.

Teksa po qëndronte së fundmi në oborr me Edona James, këngëtari ia ka dhënë disa këshilla transgjinores.

Foto: Screenshot/YouTube

“A po më dëgjon diçka Donush, rri vetja, rri e drejtë para Zotit edhe shqiptarëve, në rregull je”, u shpreh ai.

Bashkë me të në bisedë ishin edhe Monika Salihu, Alby the goat si dhe Domeniku.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjatë kësaj kohe ka pasur debate të shumta ndërmjet banorëve, e mes tjerash edhe akuza.

Tashmë janë larguar dy banorë nga shtëpia: Brikenda Karricaj dhe Ledi Vokshi. /Telegrafi/

Read Entire Article