Blero i drejtohet Edonës: Do të nominojë të parën sepse je më e forta

11 months ago 12

Blero Muharremi është njëri nga konkurrentët e parë që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ai ka qenë më pasiv gjatë këtyre ditëve të fillimit, ndonëse nuk është përfshirë edhe aq shumë karshi banorëve të tjerë.

I njëjti së fundmi ka qenë duke qëndruar në kuzhinë së bashku me Edona James, për të cilën tha se i frikësohet në lojë.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtari tutje gjatë bisedës theksoi se është konkurrentja e parë që do ta nominojë, pasi është më e forta.

“Të parin njeri që do ta nominojë është Edona, a e din pse, është më e forta”, tha ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Në anën tjetër, biondja nga Suhareka iu përgjigj duke thënë se kjo është vetëm një lojë.

Blero pati disa momente në këto pak ditë, por akoma nuk ka bërë ndonjë rrëfim për banorët e publikun. /Telegrafi/

Read Entire Article