Blero: I dua dy fëmijë me të dashurën time

11 months ago 25

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, Blero, shpesh herë e ka përmendur që ka një lidhje romantike jashtë shtëpisë.

Reklama

Ai edhe pse e ka mbajtur private lidhjen me të, asnjëherë nuk ka hezituar të flasë për të, e të tregojë që është shumë i dashuruar.

Një një bisedë me banorët e tjerë, Blero është shprehur: “Një mashkull që e ka punën si timen, s’është rehat. Por unë gjithmonë ia kam bërë me dije që ajo është më me rëndësi për mua, sigurisht nuk bëj gjëra që nuk na konvenojnë.”

Foto: Screenshot/Youtube

Më tutje ai shtoi: “Po, unë dua t’i kem dy fëmijë, minimumi. Me të.” /Telegrafi/

Read Entire Article