Blero rezultoi në tre më të votuarit e publikut – banorët e BBVK hedhin dyshime mbi televotimin dhe kundërshtojnë rezultatin

11 months ago 27

Blero rezultoi në tre më të votuarit e publikut – banorët e BBVK hedhin dyshime mbi televotimin dhe kundërshtojnë rezultatin

Të premten janë shpallur tre prej emrave më të votuar nga publiku gjatë javës në Big Brother VIP Kosova.

Dhe moderatorët kumtuan rezultatin e zarfit, i cili njoftonte se tre banorët më të votuar janë: Edona James, Gani Gërmia dhe Blero.

E kur jemi te ky i fundit, shumë prej banorëve ngelën të befasuar duke hedhur dyshime mbi televotimin.

Ishte Shqipja ajo e cila u shpreh gjatë spektaklit: “Nuk e besoj kurrë që publiku ka votuar Bleron”.

Në atë moment moderatori Alaudin Hamiti e pyeti Shqipen nëse mendonte se produksioni ka ndërhyrë në televotim – gjë të cilën ajo e mohoi.

Kundërshtime për këtë votim ka pasur edhe nga banorët Ylli Dervishi dhe Meti Alshiqi, të cilët kanë thënë se Blero është një nga banorët më pasivë në shtëpi dhe është e çuditshme se si ka krijuar simpati te publiku. /Telegrafi/

Read Entire Article