Blero shpërthen në lot, Edona James i qëndron pranë dhe e përqafon

11 months ago 59

Këngëtari i njohur, Blero që kur nisi rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova ka diskutuar për të dashurën e tij të re duke e konfirmuar lidhjen e dashurisë.

Edhe në një diskutim të fundit me Edonën ai foli për partneren e tij.

“Ishalla më sheh dhe e kupton që jam okej”, tha këngëtari, ndërkohë Edona e pyeti se pse e ka këtë mendim.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Në një moment, artisti tregon me duar se ka një krizë mes tij dhe të dashurës, por vazhdoi duke treguar se ata kanë dashuri të madhe për njëri-tjetrin.

Blero tutje u shpreh se ndonëse janë ditët e para, ai ka nisur të ndjej mungesën e saj.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Megjithatë, këngëtari nuk është përmbajtur dhe ka shpërthyer në lot, teksa Edona i qëndroi pranë duke e ngushëlluar dhe përqafuar.

Kujtojmë që para futjes në Big Brother VIP Kosova, në media qarkullonte lajmi se Blero dhe e dashura e tij ishin ndarë.

Read Entire Article