Blero tregon për trajtimin që i bën të dashurës: Mëngjesin ia dërgoj në shtrat

10 months ago 23

Këngëtari i njohur, Blero në rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova 2 herë pas herë ka diskutuar për partneren e tij të re.

Duke mos zbuluar identitetin e saj, artisti nuk hezituar që të ia shpreh dashurinë në mënyra të ndryshme.

Ai madje së fundmi ka treguar se si e trajton atë, duke thënë se ia bën kafe çdo herë dhe mëngjesin ia dërgon në shtrat.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Nuk ka shanca psh femra ime me hy në makinë apo me dal pa ia qel derën e pa ia mbyll, në shtëpi apo kudo, pa ia bërë kafen e mëngjesit dhe pa ia bërë mëngjesin me ia dërguar në shtrat është e pamundur”, tha Blero.

Tutje, këngëtari ka thënë se po ndjen mall për të dhe se sapo të dal nga shtëpia e famshme e BBVK do të nis bashkëjetesën me të.

“Në jetojmë në distancë me njëri-tjetrin, sapo të dal nga këtu do të bashkëjetojmë menjëherë”, tha ai.

Theksojmë që muaj më parë Blero përmes postimeve të ndryshme në Instagram konfirmoi lidhjen e re.

Partnerja e tij në anën tjetër ka treguar përkrahjen e saj për Bleron duke e mbështetur publikisht në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Read Entire Article