Bllokohen 16 mjete lundruese/ Pronarët e tyre gjobiten deri në 100 mijë lekë

1 year ago 23
Reklamë

Në hapësirën bregdetare që nis nga Shëngjini deri në Kavajë, janë bllokuar edhe 16 mjete të tjera lundruese ndërsa drejtuesit e tyre u ndëshkuan me gjoba që variojnë nga 10 mije deri në 100 mije lekë.

Njësia policore detare dhe policia kufitare kanë ndaluar 11 jet ski, 1 gomone dhe 4 skafe, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar, tejkalim të kapacitetit të mbajtjes së personave në bord dhe mungesë dokumentacioni.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të mund të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt.

Read Entire Article