Blue Origin nis fluturimin e radhës hapësinor me ekuipazh – të parin që nga gushti i vitit 2022

4 months ago 16
Reklamë

Blue Origin, firma e turizmit dhe eksplorimit hapësinor e themeluar nga miliarderi Jeff Bezos, të dielën nisi gjashtë persona në “skajin e hapësirës” nga Teksasi perëndimor.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur në misionin e saj të parë me ekuipazh që kur fluturimet e kompanisë u ndaluan në gusht të vitit 2022 pas një defekti në motor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Gjashtë persona janë në bordin e raketës

Siç thuhet më tej, misioni NS-25 lëshoi me sukses një raketë New Shepard në orën 10:36 të mëngjesit të së dielës (sipas kohës lokale), me gjashtë persona në të.

Jeff Bezos’un Blue Origin şirketi, Pazar günü altı özel yolcuyu dünyanın 100 km üzerine çıkararak uzay turizmine yeniden başladı. #BlueOrigin #UzayTurizmi #JeffBezos
pic.twitter.com/w1N523h5Wv

— InnovationEmpire 𝕏 (@TechTrendzHub) May 19, 2024

Kjo thuhet se është hera e shtatë që Blue Origin i çon njerëzit në “skajin e hapësirës” (rreth 62 milje mbi sipërfaqen e Tokës) dhe i kthen ata mbrapa.

Blue Origin nuk kishte dërguar turistë në hapësirë që nga gushti i vitit 2022, kur një raketë pa pilot pësoi një “mosfunksionim të motorit” dhe detyroi kapsulën New Shepard të ndalet dhe të shpërthejë nga raketa (ajo ra me parashutë në një ulje të sigurt). /Telegrafi/

Read Entire Article