Bombardimet më të fuqishme deri më tani të Rusisë, të paktën 30 ukrainas të vrarë në 24 orët e fundit

10 months ago 50

Të paktën 30 persona janë vrarë në atë që Ukraina thotë se ky ishte deri më tani sulmi më i madh me raketa ruse.

Më shumë se 160 persona u plagosën pasi Rusia goditi Kievin, Odesën, Dnipropetrovsk, Kharkiv dhe Lviv në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Rusia “përdori pothuajse çdo lloj arme të arsenalit të saj”, ku goditi apartamente private dhe një maternitet, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kurrë nuk kishin parë kaq shumë raketa të lëshuara menjëherë, raporton bbc.

Mbrojtja ajrore e Kievit është përmirësuar në mënyrë drastike në muajt e fundit, por të premten ato ishin të mbingarkuara.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore tha se Rusia përdori raketa hipersonike, lundruese dhe balistike, përfshirë tipin X-22, të cilat janë të vështira për t’u kapur.

Forcat ajrore ukrainasre raportuan se 114 nga 158 raketa dhe dronë ishin rrëzuar.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Read Entire Article