Bozhanaj “çmendet” në gjykatë/ Autori i plagosjes së efektivit të policisë: Jam amerikan!

1 year ago 14

“Jam amerikan dhe jo shqiptar”. Këto kanë qënë fjalët e pakta që Klered Bozhanaj i ka thënë përpara gjykatës këtë të shtunë, ndërkohë që u njoh me masën e sigurisë ndaj tij.

42-vjeçari i cili plagosi me dy plumba në bark efektivin e Shqiponjave Edlir Alleshi është lënë në arrest me burg nga togat e zeza. Edhe gjatë seancës gjyqësore ai ka shfaqur paqëndrueshmëri të shëndetit mendor.

Avokati i tij ka këkruar që Bozhanaj ti nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse ka probleme psiqike.

42-vjeçari para pak ditësh plagosi me armë zjarri efektivin e policisë në hyrjes të pallatit të tij.

Agjentët, pasi e kishin pikasur, i kishin kërkuar që të ndalonte, por Bozhanaj ishte larguar me shpejtësi drejt hyrjes së pallatit. Në këto momente, ai nxorri pistoletën dhe qëlloi mbi efektivin e Shqiponjave duke e plagosur rëndë.

Read Entire Article