Braverman: Të qënit homoseksual apo grua nuk është arsye e mjaftueshme për të kërkuar azil

1 year ago 11

Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman, teksa pritet të mbajë një fjalim në lidhje me krizën e refugjatëve, është shprehur se të qenit grua apo homoseksual nuk është arsye e mjaftueshme për të kërkuar azil.

Ajo do të flasë me American Enterprise Institute, një institut i qendrës së djathtë në Uashington DC, për të përcaktuar planet e saj për të trajtuar krizën e refugjatëve.

Braverman u shpreh se Konventa e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët është e përshtatshme për epokën modern ku ne jetojmë.

Kjo nuk është hera e parë që sekretarja e brendshme vë në pikëpyetje ligjin ndërkombëtar – ajo ka sinjalizuar më parë pakënaqësinë e saj me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe interpretimin e saj dhe ndikimin e mëvonshëm në politika si skema e dëbimit të qeverisë nga Ruanda.

Top Channel

Read Entire Article