Brenda autobusit në Bogotë, vajza depilon këmbët – pamjet bëhen virale

10 months ago 15
Reklamë

Brenda autobusit në Bogotë, vajza depilon këmbët – pamjet bëhen virale

Jemi dëshmitarë të shumë ndodhive që kemi parë në transportin publik, por një ngjarje që ka ndodhur në Bogotë të Kolumbisë ka habitur të gjithë.

Bëhet fjalë për një vajzë që brenda autobusit të kryeqytetit të Kolumbisë, gjeti kohë të lirë që të depilojë këmbët, transmeton Telegrafi.

Ajo u filmua nga një pasagjer me telefon duke depiluar këmbët, kurse publikimi i videos në TikTok për katër ditë ka marrë mbi pesë milionë shikime.

E ky veprim i saj nervozoi pasagjerët e tjerë që ia me dije se po bën diçka të neveritshme, por përgjigja e saj ishte e menjëhershme.

“Nëse nuk të pëlqen çfarë po sheh, merr një taksi”, tha vajza e cila dukej se nuk i bënte fare përshtypje që po e filmonin e kritikonin për veprimin. /Telegrafi/

@jorburban Que bonito es vivir en Colombia 😂 #temitasentransmi #transmilenio #colombia #quebonitosojostienes #depilada #picap #primeromuertaquesencilla #chismecito #chisme #storytime #viral #humor #chismosa #parati ♬ sonido original – Katouggo
Read Entire Article