Brenda rezidencës luksoze të Wayne Rooney në Angli që kushton 20 milionë euro

1 year ago 36

Wayne Rooney po kthehet në shtëpi në Angli dhe do të jetojë në rezidencën e tij Morrins, prej 20 milionë eurosh që ka një fushë futbolli, dy liqene peshkimi, kinema dhe një pishinë.

Legjenda e Manchester United dhe Anglisë sapo është emëruar trajneri i ri i Birmingham City.

Atij do t’i bashkohet ikona e Arsenalit dhe Chelseat, Ashley Cole dhe ish-bashkëlojtari i United, John O’Shea , të cilët do të punojnë së bashku me të si trajnerë.

Foto: Instagram

Rooney u largua nga skuadra e MLS DC United pasi ata nuk arritën të kalonin në ‘play-off’.

Ai kishte jetuar me stafin e tij stërvitor në Washington, ndërsa gruaja Coleen dhe katër djemtë e tyre, Kai, Klay, Kit dhe Cass mbetën në Angli.

Megjithatë, pasi t’i bashkohet Blues të mbështetur nga Tom Brady, ai do të marrë të gjithë mbështetjen që i nevojitet nga familja e tij ndërsa kthehet në shtëpi për t’u bashkuar me ta me kohë të plotë në rezidencën e tyre luksoze në Cheshire.

Foto: Backgrid

37 vjeçari dhe partnerja e tij, gjithashtu 37 vjeçare, mburren me një portofol të konsiderueshëm pronash, përfshirë një shtëpi në Florida, ShBA, Karaibe dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Por, kurorën mban pallati me gjashtë dhoma gjumi që kushton 20 milionë euro, e që ndodhet në një tokë prej 40 hektarësh.

Thuhet se ndodhet në Cheshire dhe quhet ‘High Lake Manor’.

Foto: Backgrid

Ai gjithashtu krenohet me një garazh për koleksionin e tij të makinave, një kinema, pishinë dhe madje edhe dy liqene peshkimi.

Ka po ashtu një bar, dhomë me abull, një vaskë, pishinë të brendshme etj.

Foto: Backgrid

Por kjo nuk është e gjitha – ai krenohet me një oborr të madh e të gjerë me kopshte dhe një garazh makinash. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Read Entire Article