Brenda vilës luksoze ku Dua Lipa dhe vajza e Donald Trumpit i kaluan pushimet në Shqipëri

1 year ago 61
Reklamë

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore Dua Lipa, para pak javësh kishte kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.

Artistja zgjodhi Kep Merlin si destinacionin e saj për pushime, e jo vetëm këtë herë.

Dua kishte kaluar edhe vera të tjera në po këtë vend, e shoqëruar gjithmonë nga familjarët e shoqërinë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Interpretuesja e hitit “Dance the night”, gjithashtu nuk heziton asnjëherë të tregojë me shumë krenari që ndodhet në Shqipëri.

Vila në të cilën qëndroi Dua, thuhet të jetë vila më e madhe private në plazhin e Kep Merlit në Ksamil.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Përveç artistes shqiptare aty kanë qëndruar edhe shumë personazhe të rëndësishme, duke përfshirë edhe vajzën e ish-presidentin Donald Trump, Ivanka Trump.

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar në rrjetet sociale një video, përmes së cilës ka prezantuar ambientet luksoze të vilës ku ka qëndruar Dua gjatë pushimit të saj në Shqipëri.

Nga pamjet, duket se gjithçka i përshtatet kushteve super luksoze dhe presidenciale, të cilat janë në përputhje me kërkesat e yjeve të profilit të lartë. /Telegrafi/

@blendifevziubf Kjo eshte vila me e madhe e Kep Merlit, ne zonen e Ksamilit ku kaluan pushimet Dua Lipa, Ivanka Trump dhe personazhe te tjere te rendesishem qe nuk u bene publike. Ja si duket ajo. @kepmerli #ksamil #visitalbania #blendifevziu ♬ original sound – blendifevziu
Read Entire Article