Britanikja tregon se sa para shpenzon burri i saj ‘sheik’ për të në një ditë

11 months ago 21
Reklamë

Gruaja e milionerit arab, Jamal Bin Nadak, influencuesja me origjinë britanike, Soudi publikon rregullisht video në TikTok në të cilat mburret për stilin e saj luksoz të jetesës.

Në një video të fundit, ajo u mburr me luksin dhe zbuloi se sa para burri shpenzon për të në një javë.

Ajo u mburr duke pirë një kafe prej 186 eurosh në një restorant luksoz me pjata dhe filxhanë të praruar, më pas tregoi çantat e stilistëve dhe njoftoi se burri i saj kishte shpenzuar 50 mijë dollarë për blerjet e saj luksoze.

Një udhëtim në Evropë kushtoi gjysmë milioni dollarë, një darkë luksoze kushtoi 1500 dollarë dhe ajo la 1200 dollarë për një manikyr në sallon. Kështu, milioneri arab shpenzoi rreth 513,000 euro për gruan e tij atë javë.

“Unë gjithmonë shpenzoj shumë në Dubai”, ka shkruar ajo krahas postimit, i cili ka mbledhur më shumë se katër milionë shikime. /Telegrafi/

@soudiofarabia I always over spend in Dubai✨ #millionaire #fyp #dubai #ksa ♬ Habibi (Albanian Remix) – Ricky Rich & Dardan
Read Entire Article