Britaniku ia dërgoi faturën gruas së tij, pas pastrimit të shtëpisë

7 months ago 37
Reklamë

Marc Hatch nga Britania e Madhe i ka dorëzuar gruas së tij faturën prej 821 eurove, pasi kaloi gjashtë orë duke pastruar shtëpinë.

Hatch i cili drejton biznesin Clean Me, kishte marrë përsipër pastrimin e shtëpisë së tij, ku jeton me gruan dhe tre fëmijët.

Por, pasi ka përfunduar punë, faturën e ka adresuar te gruaja e tij në formë shakaje, e cila i është përgjigjur me shaka gjithashtu.

Përvojën e tij me “klientin që refuzon të paguajë faturën” ai e ka ndarë në rrjete sociale.

Biseda gazmore e çiftit është bërë virale, madje shumë prej komentuesve thanë se nuk e kuptuan për kë bëhej fjalë derisa e lexuan se ai po bisedonte me gruan. /Telegrafi/

Read Entire Article