Broja iu tregon për shqiponjën, te Chelsea mendonin se i festonte golat duke imituar Nicolas Anelkan

11 months ago 10

Armando Broja është një nga futbollistët më të dashur nga tifozët e Chelseat, por edhe nga tifozët shqiptarë.

Pas një kohe të gjatë që mbeti jashtë fushave shkaku i lëndimit, Broja është rikthyer dhe ka shënuar gol për Chelsean.

Gjithsesi sulmuesi shqiptar aktualisht mbetet jashtë fushave shkaku i një lëndimi të lehtë, derisa së fundmi ka qenë në një intervistë të veçantë nga kanali zyrtar i Chelseat.

Në një moment Broja u pyet për shqiponjën dy krenare me të cilën ai i feston golat.

Broja tregoi se shqiponja simbolizon shqiptarët dhe flamurin e Shqipërisë, derisa mesfushori i Chelseat, Conor Gallagher nuk e kishte ditur një gjë të tillë.

Football is inclusive for everyone. 💙

Watch Conor Gallagher and Armando Broja learn British Sign Language with @CadburyUK.

— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 31, 2023

Anglezi i tha Brojës se mendonte që e bënte shqiponjën duke imituar ish-sulmuesin francez të Chelseat, Nicolas Anelka i cili festonte me shqiponjë golat e shënuar.

Gjithsesi Broja i tregoi se është fjala për flamurin e Shqipërisë dhe mendimi i Gallagher bëri të gjithë të pranishmit të qeshnin. /Telegrafi/

Read Entire Article