Broja rikthehet në stërvitje, buzëqesh Everton! Talenti kuqezi lë pas dëmtimin dhe i bashkohet ekipit

1 week ago 31

Më në fund pak dritë në fund të tunelit për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar është rikthyer në stërvitje me Everton, klub i cili e huazoi nga Chelsea në orët e fundit të merkatos së verës.

Broja ishte i pafat, sepse nuk e shijoi këtë transferim duke qenë se iu konfirmua një dëmtim i marrë që tek londinezët në tendinën e Akilit. 23-vjeçari është rehabilituar tashmë duke iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës në përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Uest Ham.

Trajneri i Everton nuk ka ndërmend ta rrezikojë sulmuesin për ndeshjen e fundjavës, në mënyrë që ai të shfrytëzojë edhe pushimin e ndeshjeve të ekipeve kombëtare për tu kthyer në 100% të formës.

Në këtë mënyrë me shumë mundësi Broja do të jetë edhe jashtë listës së Silvinjos për dy ndeshjet  e fundit të ligës së kombeve kundër Çekisë dhe Ukrainës .

“E mrekullueshme teksa të shohim në stërvitje duke përmirësuar rehabilitimin tënd, Armando”, shkruajti klubi Everton në kanalet e veta të komunikimit në rrjetet sociale.

Ky ekip e ka për detyrim ta blejë kartonin e Brojës në fund të sezonit në rast se i shpëton rënies nga premier Lige. /vizionplus.tv

Read Entire Article