Broja u tregon shokëve te Chelsea se përse bën shqiponjën pas një goli

11 months ago 38
22:53 31/10/2023

Armando Broja, Konor Gallager, Lauren Xhejms, dhe Hana Hempton lanë për pak momente futbollin dhe mësuan gjuhën britanike të shenjave. Sulmuesi kuqezi bashkë me shokun e ekipit, si edhe vajzat që luajë në skuadrën e femrave të “bluve” nuk kishin informacion për këtë formë komuniimi, e përdorur mes personave me aftësi të kufizuara.

Broja u shpreh se qëllimi i tij dhe klubit është që të ndihmojnë që më shumë persona shurdh-memecë të ndihen të përfshirë dhe ta shijojnë ndeshjen si edhe fansat e tjerë.

Në një moment Broja u ndal te mënyra si feston kur shënon gol, me shqiponjën dy krenare. Lojtari tha se shqiponja simbolizon flamurin e Shqipërisë. Kjo habiti mesfushorin e bluve, Gallager që mendonte se lojtari kuqezi imitonte ish-sulmuesin francez, Nikolas Anelka.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article