BTS, seri dokumentarësh për karrierën e tyre

9 months ago 58
Reklamë
23:49 25/11/2023

Përmes këtij projekti do të pasqyrohen vështirësitë dhe momentet më kulminante të karrierës

BTS, grupi më i suksesshëm korean në fushën e muzikës do të sjellë një seri me dokumentar.

I titulluar “BTS Monuments: Beyond the Star” kjo seri dokumentarësh do të hedhë më shumë dritë mbi karrierën e grupit duke pasqyruar vështirësitë, pengesat por edhe momentet më kulminante.

Së fundmi është publikuar edhe traileri i episodit të parë nga tetë që ka gjithsej kjo seri dokumentarësh.

Pjesë e këtij projekti kinematografik janë edhe intervistat e realizuara me disa prej anëtarëve të grupit.

Ky projekt vjen me rastin e 10-vjetorit të themelimit të grupit muzikor, i cili është grupi i parë korean i nominuar për çmimet Grammy.

Aktualisht një pjesë e grupit po vijojnë me projektet e tyre solo duke qenë se të tjerë anëtarë po kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

“BTS Monuments: Beyond the Star” del në Disney+ më 20 Dhjetor, me dy episode të reja të publikuara çdo të mërkurë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article