Buci i drejtohet Bleros në BBVK: Ke dështuar në estradë, do dështosh edhe këtu

10 months ago 52

Tensionet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” kanë marrë një tjetër përmasë pasi një ndër banorët, Ylli Dërvishi (Buci), është përballur direkt me kolegun e tij Bleron.

Gjatë një bisede me Santianën në oborrin e shtëpisë, Buci ka ndarë një moment konfrontimi që ka ndodhur mes tij dhe Bleros.

Buci ka zbuluar se i ka thënë Bleros se “Ti ke dështuar në estradë, ke me dështu edhe këtu”.

Edhe pse nuk është e qartë se çfarë e ka nxitur këtë deklaratë, Buci dhe Blero po vazhdojnë të shprehin rivalitet mes njëri-tjetrit.

Debati rreth suksesit dhe dështimit në industrinë e muzikës dhe spektaklit është një temë e ndjeshme për artistët, dhe fjalët e Bucit mund të kenë prekur një pikë delikate për Bleron, i cili ka një karrierë të gjatë dhe të njohur në industri.

Përndryshe, në Big Brother VIP Kosova janë të nominuar gjashtë banorë: Lumbardh Salihu, Alby, Monika Salihu, Edona James, Vesa Vllasaliu dhe Linda Halimi, ku njëri më pak i votuar do të largohet të premten. /Telegrafi/

Read Entire Article