Buci i propozon martesë Veronës në mes të festivalit

3 months ago 11
Reklamë

Ylli Dervishi apo siç njihet për publikun, Buci, këtë vit ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Kjo pas pjesëmarrjes së tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP, ku bëri bujë të madhe me veprimet dhe lojën që zhvilloi brenda.

Veç Bucit, vëmendje të madhe asokohe mori edhe partnerja e tij, Verona Osmani.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja kanë njoftuar tashmë fansat se së shpejti do të bëjnë dasmë, edhe pse një propozim ndodhi më herët.

Së fundmi, u pa që ish-konkurrenti i ka propozuar të dashurës në festivalin UNUM.

Foto: Screenshot/Instagram

Pamjet janë bërë virale, ndërsa shihet duke u ulur në gjunjë për t’ia bërë propozimin.

“PO”, dëgjohet të ketë thënë Verona, ku më pas nuk ndalen duartrokitjet nga të pranishmit. /Telegrafi/

Read Entire Article