Bujqësia tërheq më shumë/ Ish-emigranti hapi pikë grumbulluese për të ndihmuar fermerët

11 months ago 35
Reklamë

Zadrima njihet për tokat bujqësore, e zadrimoret ndër vite janë marrë me kultura të ndryshme bujqësore sidomos me prodhimin e misrit.

Vetëm pak kilometra nga Lezha në një pikë grumbullimi e cila është hapur nga iniciativa e një emigranti i cili u rikthye në vendin e tij.

Alfred Shtjefni disa vite më parë e pa të arsyeshme hapjen e kësaj grumbullimi pasi numri i banorëve të zonës të cilët po emigronin ishte i lartë e ndërkaq prodhimi po mbetej stok.

Hapja e kësaj pike grumbullimi ju dha më tepër siguri fermerëve që të mund të investonin në kultivimin e misrit.

“Hapja e kësaj magazine rriti interesin se ke siguri qe produkti është i shitur dhe ka filluar te funksionoj”, deklaroi ai.

Bujqësia ka të pa pritura thotë ai, por kënaqësia që merr e bën optimist për të vazhduar më tej.

“Bujqësia kështu e ka, asnjëherë në bujqësi 1+1 bëjnë 2 por kjo nuk do të thotë që ne s’duhet të vazhdojmë të punojmë, mbetem i kënaqur pasi punoj në vendim tim”.

 E gjitha nisi nga një ëndërr thotë Shtjefni, e për tu kthyer në realitet vit pas viti në atë që është sot.

“E kam parë në ëndërr këtë vend dhe unë ashtu e realizova, të bësh biznes nuk është e thjeshtë dhe nuk bëhesh milioner për një vit, çdo gjë ka filluar nga toka”.

Top Channel

Read Entire Article