Bulqizë, plagoset në këmbë gjatë punës minatori 44 vjeçar

11 months ago 14
Reklamë

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur rreth orës 12:00 në një nga galeritë e kromit në Bulqizë. Sipas policisë 44-vjeçari me inicialet B.D ka qenë në frontin e punës, teksa është goditur nga disa gurë që për fat të mirë nuk i shkaktuan plagë të rënda në pjesë të tjera trupit, pasi e goditën në këmbë.

44-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Bulqizës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Incidentet në galeritë e kromit në Bulqizë kanë qenë të shpeshta kohët e fundit duke sjellë pasoja në plagosen e minatorëve që punojnë në thellësi të nëntokës.

Read Entire Article