Bulqizë/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe arrestohet Gerhard Lala

2 weeks ago 28
Reklamë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin Gerhard Lala., banues në Bulqizë, i cili kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Kjo masë i ishte caktuar nga Gjykata për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Sipas informacionit të siguruar nga inteligjenca policore, Lala ishte kapur jashtë banesës së tij, duke shkelur kështu vendimin gjyqësor. Autoritetet lokale, të cilat kanë qenë në ndjekje të vazhdueshme të këtij rasti, kanë vepruar menjëherë për ta arrestuar dhe dërguar në komisariat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article