Burg përjetë vrasësit të Marigonës/ Presidentja Osmani: Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital

1 year ago 22
Reklamë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Ferizaj dënoi dy të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit.

Osmani u shpreh se dhuna nuk do të tolerohet dhe se femicidi do të ndalet. Duke shkruar për dënimin e sotëm, Osmani ka thënë se ky duhet të jetë mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.

“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit. Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet. Dhuna nuk do të tolerohet! Femicidi do të ndalet”.

Për vrasjen e Marigona Osmanit, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Ndërkaq, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë”.

Top Channel

Read Entire Article