Butrint Imeri publikon këngën e re “Psikopat”

4 months ago 5
Reklamë

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Ai është kthyer pas një kohe me këngën e tij të radhës të titulluar “Psikopat”.

Këtë e ka kompletuar edhe nga ana vizuale me një videoklip po ashtu të veçantë.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet artisti me muzikë dhe producim nga Big Bang.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit Sekuencë.

Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Imerit.

Ai pëlqehet për stilin e tij muzikor, të cilit i ka qëndruar besnik që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/

Read Entire Article