“Byrek, gjel deti…”, të famshëm nga e gjithë bota ndajnë ushqimet e tyre të festave

9 months ago 18
Reklamë
15:33 18/12/2023

Nga pudingu dhe byreku nga Yorkshiree deri tek mishi i derrit i mbushur dhe gjeli i detit, të famshmit mezi presin të shijojnë ushqimet e tyre të preferuara këtë sezon festash. Paris Hilton tregon ushqimin e saj të preferuar:

“Më pëlqen snaku, një ëmbëlsirë e kombinuar me pataten e ëmbël, kjo është shumë e mirë dhe nëna ime bën gjelin e detit të mbushur me lëngun fantastik. Më pëlqen gjithashtu ushqimi që bëhet për ditën  e Falënderimeve. Mund të ha të njëjtin ushqim për dy muajt e ardhshëm me radhë.”

E ndërsa aktorja Jodie Comer tregon: “Mua më pëlqen pafund mishi i derrit i gatuar i mbushur me të gjitha asortimentet e duhura.”

Aktori Brian Cox gjithashtu tregon se i pëlqen gatimi tradicional i festave të fundvitit siç është gjeli detit:

“Unë mbetem me tradicionalen, adhuroj mishin e gjelit të detit i gatuar me erëza që i japin një shije të mrekullueshme si majdanozi apo edhe erëza të tjera.”

Ushqimet e preferuara i kanë sjellë në vëmendje edhe  aktorja amerikane Shailene Woodley dhe aktorja daneze Connie Nielson.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article